E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Presidenti amerikan, Donald Trump: Nëse rizgjidhem, shumë më i ashpër me Kinën

Presidenti Donald Trump paralajmëroi të martën Kinën të mos vonojë arritjen e marrëveshjeje të re tregtare me shpresën se zoti Trump nuk do të zgjidhet për një mandat të dytë. Ai iu drejtua Pekinit me fjalët se nëse i fiton zgjedhjet do të jetë “shumë më i ashpër” në termat e marrëveshjes.

Zoti Trump, i cili është përfshirë në një betejë tarifash me Pekinin tha se Shtetet e Bashkuara “po ecin shumë mirë në negociatat me Pekinin,” megjithëse nuk është caktuar data për një raund të ri bisedimesh që mendohet se do të zhvillohet në Uashington në fund të muajit.

“Jam i bindur se do të preferonin që të merreshin me një administratë tjetër që të vazhdojnë praktikat e ‘zhvatjes së Amerikës’,” përmes sufiçitit tregtar prej qindra miliarda dollarësh, megjithatë “periudha 16-mujore është tepër e gjatë për të vazhduar të humbasin vende pune e kompani që do të vazhdojnë të largohen” deri kur një president i ri të vijë në Shtëpinë e Bardhë, tha zoti Trump.

“Çfarë do të ndodhë me Kinën nëse unë fitoj?,” tha udhëheqësi amerikan. “Unë do të jem shumë më i rreptë!”.

Ai fajësoi administratat e mëparshme amerikane që “janë zhvatur” nga Kina.

Ai shtoi se Bashkimi Evropian është një tjetër partner që “na trajton shumë padrejtësisht në tregti. Kjo do të ndryshojë!”

Të dielën Shtetet e Bashkuara dhe Kina vendosën tarifa të reja ndaj importeve të njeri-tjetrit. Këto masa janë shkallëzimi i fundit në një betejë të gjatë dhe të ndezur tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota