E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Popullsia e Austrisë rritet mbi 9 milionë, ndikuan edhe emigrantët ukrainas

Popullsia totale e Austrisë u rrit mbi 9 milionë vitin e kaluar, e nxitur pjesërisht nga fluksi i refugjatëve ukrainas që ikin nga pushtimi rus.

“Pothuajse 137 000 refugjatë emigruan në Austri në vitin 2022”, raportoi sot “Statistics Austria”.

Numri i të ardhurve të rinj është më i madh krahasuar me kulmin e krizës së refugjatëve në vitin 2015. Nga këta, 67 000 persona ishin nga Ukraina.

Në fillim të vitit, u numëruan 9.1 milionë njerëz në vendin alpin.

Midis tyre ishin 225 000 shtetas gjermanë, gati 2,5% të popullsisë, të cilët përfaqësojnë grupin më të madh të popullsisë së huaj në Austri.

Pa ndikimin e migracionit, popullsia e Austrisë do të kishte rënë. Numri i lindjeve ra me 4% vitin e kaluar në më pak se 83 000. Vdekjet ndërkohë janë rritur me 1,5%.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota