E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pompeo: Regjimi iranian i pajisur me armë bërthamore, rrezik për botën

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Hatami, ka thënë se ndalimi i një cisterne iraniane nga Britania, javën e kaluar, ishte një “veprim kërcënues dhe i gabuar”.

Ministri Hatami, e bëri deklaratën në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, më 8 korrik.

Më 4 korrik, marinsat britanikë e konfiskuan cisternën e cila dërgonte naftë në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Europian, një veprim që shkaktoi zemërimin e Teheranit dhe mund të përshkallëzoj konfrontimin e tij me Perëndimin.

Cisterna u konfiskua në Gjibraltar, pasi autoritetet e atjeshme kishin kërkuar ndihmën e ushtrisë britanike.

Ministri iranian tha gjithashtu se rrëzimi i një droni amerikan muajin e kaluar, dërgoi një mesazh se Teherani do të mbrojë kufijtë.

Pas rrëzimit të dronit amerikan, tensionet mes Iranit dhe SHBA-së janë në rritje.

Zyrtarët iranianë kanë thënë se avioni ishte në hapësirën ajrore të tyre ndërsa Uashingtoni ka thënë se avioni po fluturonte mbi ujërat ndërkombëtare.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Irani do të përballet me më shumë sanksione për rritjen e programit të tij bërthamor përtej kufijve të një marrëveshjeje historike të vitit 2015, që Uashingtoni nuk e mbështet më.

Zëdhënësi i qeverisë iraniane Ali Rabiei u tha gazetarëve në Teheran më 7 korrik se “sot ne do të kalojmë” nivelet e lejuara të pasurimit të përcaktuara në marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën dhe vendet evropiane, katër vjet më parë.

Shtetet e Bashkuara, sërish e kanë paralamëruar Iranin, të mos vazhdojë me programin e tij bërthamor.

“Zgjerimi i fundit i programit të tij bërthamor nga ana e Iranit, do të çojë në izolim dhe sanksione të mëtejshme. Regjimi i Iranit, i armatosur me armë bërthamore, do të përbënte një rrezik edhe më të madh për botën ” tha sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, përmes Twitterit

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota