Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo akuzoi rëndë Kinën për shtypje të lirive fetare, sidomos ndaj komunitetit mysliman. Kryediplomati amerikani bëri këto komente gjatë një fjalimi në Itali, ku po qëndron për një vizitë dy ditore.
Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo tha se Kina është vendi më i keq në botë sa i përket lirisë fetare. Deklarata e ashpër vjen pas kritikave në rritje të lidhjeve midis Vatikanit dhe Pekinit.
“Askund në rajon liria nuk sulmohet më shumë sesa brenda Kinës. Partia Komuniste Kineze e sheh veten si autoriteti më i lartë moral. Shtypja në rritje vjen nga frika e mungesës së legjitimitetit demokratik, prandaj ata punojnë ditë e natë për të shuar llambën e lirisë, veçanërisht atë fetare, në një shkallë të tmerrshme”, tha zoti Pompeo, gjatë një fjalimi në konferencën e organizuar nga Vatikaninë Romë me titull “Në mbrojtje të lirive fetare përmes diplomacisë“.



