E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Polonia sfidon ligjet e BE-së

Gjykata Kushtetuese e Polonisë e ka hedhur poshtë parimin e përparësisë së ligjit të BE -së mbi legjislacionin kombëtar në çështje të caktuara gjyqësore.

Vendimi është një goditje ndaj epërsisë së ligjit të BE -së mbi legjislacionin kombëtar polak dhe vendimeve të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Ai gjithashtu vë në pikëpyetje themelet e funksionimit të një vendi anëtar të BE-së brenda bllokut.

Vendimi i 7 tetorit i Gjykatës Kushtetuese u mor për një rast që përfshinte ndryshimet në sistemin e gjyqësorit të bëra nga qeveria nacionaliste Ligji dhe Drejtësia (PiS).

Organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian – Komisioni Evropian, tha se vendimi ka shkaktuar “shqetësime serioze”.

Përmes një deklarate KE-ja tha se “ligjet e BE -së kanë përparësi mbi të drejtën kombëtare, përfshirë dispozitat kushtetuese”.

“Të gjitha vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë janë të detyrueshme për të gjitha autoritetet e shteteve anëtare, përfshirë gjykatat kombëtare”, tha deklarata.

Vendimi mbase krijon një precedent për një sërë mosmarrëveshjesh mes Varshavës dhe Brukselit në fushat siç është liria e medias dhe të drejtat e njeriut.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese gjithashtu mund të zbehë të ardhmen e 38 milionë polakëve në bllokun prej 27 anëtarësh.

Çështja ishte ngritur në Gjykatën Kushtetuese nga kryeministri polak, Mateusz Morawiecki.

Kjo është hera e parë në historinë e BE-së që një udhëheqës i një shteti anëtar kishte vënë në dyshim traktatet e BE-së.

Morawiecki e pati ngritur çështjen në muajin mars, pasi Gjykata Evropiane e Drejtësisë pati vendosur se sistemi i ri i përzgjedhjes së gjyqtarëve në Poloni – i prezantuar në vitin 2018 nga koalicioni qeverisës – shkelte ligjin e BE -së.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota