POLONI- Të shtunën Polonia filloi dislokimin e mbi 1,000 trupave në lindje të vendit, tha ministri i mbrojtjes, mes shqetësimeve në rritje të vendit anëtar të NATO-s se prania e mercenarëve të grupit Wagner në Bjellorusi mund të çojë në rritje të tensioneve në kufirin e saj.
Vendimi i Presidentit Vladimir Putin për t’u ofruar mundësinë luftëtarëve mercenar të grupit Wagner, të drejtuar nga Yevgeny Prigozhin që të zhvendosen në Bjellorusi, ka shkaktuar pasiguri mes vendeve lindore të NATO-s se prania e tyre mund të shkaktojë paqëndrueshmëri më të madhe në rajon.
“Mbi 1000 ushtarë dhe pothuajse 200 automjete dhe pajisje luftarake kanë filluar të vendosen në lindje të vendit”, shkroi zoti Mariusz Blaszczak në rrjetin Twitter. “Kjo demonstron gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur përpjekjeve për destabilizim pranë kufirit të vendit tonë”.



