E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pesë vende të BE-së do të pranojnë emigrantët bllokuar prej javësh në det

Autoritetet e Bashkimit Evropian thanë se pesë vende të bllokut ranë dakord të pranojnëdhjetëra emigrantë të bllokuar prej javësh në një anije shpëtimi të tejmbushur, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve me Italinë për fatin e tyre.

Rreth njëqind emigrantë, kryesisht afrikanë, të shpëtuar në Mesdhe që nga fillimi i gushtit përmes operacionit Krahët e Hapura, qenë detyruar të qëndronin në një anije tëregjistruar në Spanjë, pasi qeveria italiane refuzoi ta lejojë të ankorohej, në përputhje me politikat që miratoi vitin e kaluar.

Emigrantët më në fund u zhvendosën në ishullin sicilian të Lampeduzës të martën mbrëma pas urdhërit të një prokurori italian që anija të konfiskohej dhe të evakuohej. Disa nga emigrantët u përpoqën të notonin drejt bregut.

Spanja, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Portugalia kanë rënë dakord t’i pranojnë të gjithë, tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian në Bruksel.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota