E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Përveç Kosovës, edhe një shtet tjetër ka zgjedhje sot

Tunizianët kanë filluar të votojnë të dielën për anëtarët e rinj të kuvendit, të cilët do të përballen me problemet ekonomike në kohën kur figurat e reja politike po i sfidojnë seriozisht partitë e vjetra.

Në kryeqytetin e vendit, Tunis, janë parë radhë të gjata të njerëzve që prisnin për të votuar, vetëm tetë vjet pas rrëzimit të pushtetit autokratik dhe lulëzimit të demokracisë gjatë revolucionit që e solli të ashtuquajturën “Pranverë arabe”.

Megjithatë, dështimi i koalicioneve të vazhdueshme mes partive të vjetra dhe ndalimi i dikurshëm i pjesëmarrjes në zgjedhje të partisë “Ennahda” për zgjidhjen e problemeve ekonomike i ka dekurajuar shumë votues.

Zgjedhjet parlamentare po mbahen pas rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale dhe para rundit të dytë të tyre. Në rundin e parë kanë votuar pak qytetarë, ndërsa në balotazh kanë shkuar dy figura të reja politike.

Përderisa presidenti i kontrollon në mënyrë të drejtpërdrejtë politikat e mbrojtjes dhe politikat e jashtme, partia më e madhe në kuvend ka të drejtë ta caktojë kryeministrin, i cili e formon qeverinë që merret me punët e brendshme, shkruan “Reuters”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota