E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Perspektiva: Më pak vende pune, më pak rritje ekonomike

Ekonomia gjermane ka përjetuar një periudhë të gjatë lulëzimi ekonomik. Por perspektivat për të ardhmen nuk janë kaq të mira, thotë Presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe të Industrisë.

Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe e Industrisë pret në vitin e ri 2019 që të krijohen më pak vende pune të reja në Gjermani. Presidenti i DIHK-së, Eric Schweitzer pret që të krijohen 500.000 vende pune shtesë.

Kjo nuk është një rritje ekonomike aq e mirë sa vitet më parë, i tha Schweitzer agjensisë së lajmeve DPA. Për këtë vit, DIHK pret që numri i vendeve të punës të rritet me 580.000 mijë, në vitin 2017 ishin 630.000 punësime të reja.

Presidenti i Dhomës Gjermane të Tregtisë dhe të Industrisë, Schweitzer: “Besoj se ekonomikisht kemi pasur rrallë kaq shumë pasiguri sa tani: Brexit, grindje tregtare, gjendje jo e qendrueshme në Itali ose në Turqi, konflikte në Lindjen e Afërt, kërcënim për dogana për automjetet në SHBA.”

Hapësira e manovrimit po ngushtohet

“Presim një rritje më të dobët. Para së gjithash paralajmërimet për vëllimin e eksporteve janë më të ulëta”, tha Schweitzer. Klima e ekonomisë botërore vërtet po ftohet “por ne nuk shohim rrezikun akut të një recesioni, megjithëse hapësira e manovrimit po ngushtohet”.

Konflikti tregtar që mbulon gjithçka zhvillohet ndërkohë midis SHBA dhe Kinës. Një luftë tregtare do të çonte në zhvendosje kolosale në ekonominë botërore, theksoi Schweitzer. “Kjo do të kishte pasoja të rënda te Gjermania. Asnjë vend nuk është kaq i varur nga eksporti sa ne.”

Mungojnë punonjësit e kualifikuar

Kësaj i shtohet mungesa e fuqisë së kualifikuar punëtore, që i vë uzinat në të gjithë Gjermaninë para një problemi gjithnjë e më të madh. Për 1,6 milionë vende pune në plan afatgjatë sipërmarrjet nuk do të gjejnë dot punonjës.

Prandaj sektori i artizanatit është fokusuar edhe tek refugjatët e kualifikuar mirë. “Ka shumë azilkërkues “të duruar”, që tashmë ndodhen në Gjermani, që punojnë këtu ose që kryejnë një kualifikim profesional”, i tha Presidenti i Artizanatit Hans Peter Wollseifer agjencisë dpa.

“Këta janë pikërisht punonjësit e kualifikuar, për të cilët kemi nevojë, që janë integruar mirë dhe që flasin gjermanisht. E pse duhet t’i kthejmë ata nga kanë ardhur? Këta janë personat e gabuar, që dëbohen.”

Prandaj edhe ligji i imigrimit të punonjësve të kualifikuar është “saktësisht hapi në drejtimin e duhur, të cilin e kemi dëshiruar”, tha Presidenti i Shoqatës së Punëdhënësve Gesamtmetall, Rainer Dulger. Sipas një sondazhi, një në katër sipërmarje të degës së metalit ka pengesa në prodhim, për shkak të mungesës së punonjësve./ DW

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota