E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Përmbytjet në Slloveni/ Fatkeqësia më e madhe natyrore që ka goditur ndonjëherë vendin

Përmbytjet shkatërruese dhe kushtet e pafavorshme të motit në Slloveni kanë vrarë të paktën gjashtë persona dhe kanë shkaktuar dëme materiale në vlerë 500 milionë dollarësh, tha një zëdhënës i qeverisë për “CNN”.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob tha të shtunën se përmbytjet që nisën të premten janë “fatkeqësia më e keqe natyrore që ka goditur ndonjëherë” vendin.

Përmbytjet shkaktuan ngritjen e lumenjve dhe shpërthyer në fusha dhe qytete, duke çuar në shkatërrimin e rrugëve dhe infrastrukturës, shtoi një zëdhënës i agjencisë sllovene të mjedisit.

“Ka dëme të pabesueshme në të gjithë vendin”, tha zëdhënësi i agjencisë së mjedisit të hënën, pasi konfirmoi se shiu i një muaji ra në më pak se një ditë.

Golob vizitoi disa nga zonat e prekura të dielën dhe përsëriti se si vendi kishte kërkuar tashmë ndihmë në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, si dhe nga vendet fqinje për të mbështetur Slloveninë gjatë përmbytjeve.

“Është edhe më e rëndësishme që ne jemi sot këtu për të ngritur një restaurim efektiv. Ndërhyrja është e rregulluar mirë. Dihet kush është përgjegjës, si bëhet ndërhyrja dhe kush siguron burime”, tha Golob gjatë vizitës së tij në Škofja Loka ku situata u cilësua si “shumë shqetësuese”.

Golob vizitoi gjithashtu Medvode të dielën, ku ai theksoi se “qeveria do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që paratë të arrijnë më të prekurit”, sipas deklaratës së qeverisë.

“Njerëzit nuk do të lihen vetëm“, u citua të thoshte Golob, duke përsëritur se qeveria ndau pak më shumë se 10 milionë dollarë ndihmë humanitare për Kryqin e Kuq Slloven dhe Caritas Slloveni për të ndihmuar banorët e zonave të prekura.

Apeli i qeverisë sllovene për ndihmë ndërkombëtare nëpërmjet mekanizmave të BE-së dhe NATO-s përfshin kërkesën e makinerive të rënda për heqjen e mbeturinave, ekipet inxhinierike, transportueshmërinë e përkohshme rrugore dhe urat e përkohshme deri në 40 metra.

Sipas një deklarate të lëshuar nga qeveria sllovene të dielën, janë kërkuar gjithashtu helikopterë ushtarakë për ndihmë transporti dhe 200 ushtarë.

Kroacia ka ofruar ndihmë me vendosjen e “një helikopteri ushtarak për të ndihmuar në mbylljen dhe sigurimin e një pjese të thyer në lumin Mura dhe për të ndihmuar në përforcimin e argjinaturave të tij”, shtohet në deklaratë.

“Ndihma nga vendet e tjera ende pritet të arrijë. Ndihma është duke u koordinuar përmes Administratës së Republikës së Sllovenisë për Mbrojtje Civile dhe Ndihmë nga Fatkeqësitë, e cila është në kontakt të vazhdueshëm me dy qendrat e koordinimit të ndihmës në Bruksel”, thuhet në deklaratë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota