Zëvendëspresidenti i SHBA, Mike Pence, thotë se forca hapësinore e propozuar nga Presidenti Donald Trump është e nevojshme për të “përballuar kërcënimet në këtë fushë të re beteje.”
“Tani ka ardhur koha për të shkruar kapitullin tjetër të madh në historinë e forcave tona të armatosura, për t’u përgatitur për fushëbetejën tjetër … Ka ardhur koha për të ngritur Forcën Hapësinore të Shteteve të Bashkuara,” tha zoti Pence në një fjalim në Pentagon. Ai tha se administrata synon që forca e re të jetë në funksionim para vitit 2020.
Në qershor, Presidenti Trump bëri thirrje për krijimin e Forcës Hapësinore, një shërbim i ri ushtarak që ai tha është i nevojshëm për të siguruar dominimin amerikan në hapësirë.



