E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pekini mbyll disa metro për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Pekini ka mbyllur rreth 10 për qind të stacioneve të tij të metrosë, si masë kundër përhapjes së koronavirusit.

Autoritetet e metrosë përmes një mesazhi të shkurtër thanë më 4 maj se vendimi për mbylljen e 40 stacioneve, që kryesisht gjenden në qendër të qytetit, është në kuadër të masave për kontrollin e epidemisë, teksa nuk u dha ndonjë datë se kur do të rihapen të njëjtat.

Pekini ka ndërmarrë një sërë masash kundër COVID-19, duke lejuar vetëm shërbimin ‘merre me vete’ nga restorantet dhe baret. Palestrat janë mbyllur dhe shkollat po ashtu. Shumica e qendrave turistike në Pekin, përfshirë edhe Kopshtin Zoologjik, janë mbyllur.

Qytetarët e Pekinit po ashtu kërkohet që t’iu nënshtrohen tri testeve brenda javës, pasi autoritetet po tentojnë që të zbulojnë dhe izolojnë rastet me koronavirus.

Të mërkurën, Pekini ka regjistruar 51 raste me koronavirus, pesë prej të cilave ishin asimptomatike.

Përderisa masat kundër pandemisë në Pekin konsiderohen më të buta, Kina ka aplikuar një politikë strike kundër koronavirusit, duke vendosur kufizime në udhëtime, duke urdhëruar testimin e qyteteve të tëra dhe duke ngritur ndërtesa për izolimin e personave të infektuar.

Së fundmi, Shangai është përballur me rritje të rasteve me koronavirus. Ky qytet, që ka 26 milionë banorë, ka raportuar 4,982 raste të mërkurën dhe 16 vdekje.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota