E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Pas 13 vitesh në qeveri, kryeministri holandez Mark Rutte jep dorëheqjen

HOLLANDË– Kryeministri i Hollandës Mark Rutte ka dhënë dorëheqjen nga kreu i ekzekutivit holandez pas gati 13 vitesh në detyrë. Rutte njoftoi se do t’i ofronte dorëheqjen e kabinetit me shkrim mbretit Willem-Alexander.

Kjo lëvizje e tij vjen pas një sërë dallimesh “të papajtueshme” brenda koalicionit të tij katër partish mbi politikën e migracionit.

Mark Rutte: Dallimet midis katër partive të koalicionit për politikën e migracionit ishin të papajtueshme.

Rutte dhe qeveria e tij do të qëndrojnë në detyrë në një kapacitet kujdestar derisa të zgjidhet një koalicion i ri qeverisës megjithëse partitë opozitare kanë kërkuar zgjedhje të menjëhershme.

Udhëheqësi i Partisë Popullore Konservatore për Liri dhe Demokraci (VVD), Rutte ka qenë kryeministër holandez që nga viti 2010. Qeveria e tij aktuale e koalicionit, e katërta që ai ka udhëhequr, mori detyrën në janar 2022 pas negociatave më të gjata të koalicionit në historinë politike holandeze.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota