E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Parlamenti i këtij vendi mbetet pa drita, nuk do ta besoni arsyen

Kompania shtetërore e Energjisë Elektrike e Ganës (ECG) ndërpreu furnizimin me energji elektrike të parlamentit shkaku i borxhit prej 23 milion cedi ganez (1.66 milion euro).

Ndërprerja ndodhi në kohën kur po mbahej një seancë e veçantë rreth fjalimit të presidentit për gjendjen në vend.

Mediat lokale raportuan se seanca parlamentare vazhdoi pas aktivizimit të gjeneratorit.

Drejtori i komunikimit i kompanisë energjetike, William Boateng i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” se kishte përdorur ndërprerjen e energjisë për shkak të refuzimit të Parlamentit për të zbatuar kërkesën për të paguar faturat.

“Energjia elektrike u rivendos më vonë gjatë ditës pasi Parlamenti pagoi 13 milion cedi dhe u zotua për të shlyer borxhin e mbetur brenda një jave”, tha Boateng.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota