E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Orban: Hungaria mund të rrisë ndikimin në politikat evropiane

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e vlerësoi lart konfirmimin e kandidatit hungarez si komisionar për Zgjerim dhe Fqinjësisë së Bashkimit Evropian.

Oliver Varhelyi, 47 vjeç, e mori dritën jeshile këtë javë nga deputetët e Parlamentit Evropian.

Orban e përshkroi këtë si “suksesin më të madh diplomatik” në një dekadë.

Duke e cilësuar pozitën e Varhelyit si “portofolin më të rëndësishëm evropian në pesë vjetët e ardhshëm”, Orban tha se ai do të mbulojë çështje të rëndësishme, si: migrimin përmes vendeve të Ballkanit, lidhjet me Ukrainën dhe sigurinë energjetike në Kaukaz dhe Azerbajxhan.

Hungarezët tani “mund të rrisin ndikimin e tyre në politikat evropiane”, tha Orban.

Varhelyi ka qenë kandidati i dytë nga Hungaria që është propozuar për komisionar evropian.

I pari, Laszlo Troscanyi, është refuzuar nga Parlamenti Evropian për shkak të konflikteve të interesit.

Në total, Parlamenti Evropian ka refuzuar tre kandidatë: nga Hungaria, Rumania dhe Franca.

Kjo ka qenë edhe arsyeja përse përbërja e re e Komisionit Evropian nuk e ka nisur punën më 1 nëntor, ashtu siç ka qenë e planifikuar fillimisht.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota