Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin të premten në Moskë.
Kjo vizitë vjen pas takimit të Orban me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, Orban ia paraqiti Zelenskyt një propozim për armëpushim, teksa luftimet mes Rusisë dhe Ukrainë po vazhdojnë për më shumë se dy vjet.
Lidhur me këtë vizitë të kryeminisytrit hungarez më 5 korrik në Moskë, ka reaguar dhe Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian.



