E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Optimizëm pas marrëveshjes SHBA-Meksikë

Presidenti Trump është shprehur optimist se marrëveshja me Meksikën do të shërbejë për të vazhduar të pacënuar shkëmbimet tregtare mes dy vendeve dhe për të vënë nën kontroll dyndjen e imigrantëve përmes kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara.

Në një numër komentesh sot në Twitter, Presidenti shkruan se marrëveshja mundëson bashkëpunim shumë të mirë me Meksikën, megjithëse ai nënvizon edhe kërcënimin e tarifave nëse gjërat nuk shkojnë si duhet.

Administrata Trump njoftoi të premten arritjen e një marrëveshjeje me Meksikën, të njohur si pakti “Qëndro në Meksikë”. Në bazë të marrëveshjes, Shtetet e Bashkuara pezullojnë planet për tarifa mbi disa mallra që importojnë nga Meksika, ndërkohë që azil-kërkuesit nga Amerika Qendrore, të cilët përshkojnë Meksikën për të kërkuar strehim në Shtetet e Bashkuara, do të kthehen në Meksikë ku do të presin shqyrtimin e kërkesës së tyre.

Dje, Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador ishte në Tihuana për të festuar me mijëra meksikanë të mbledhur në këtë qytet kufitar. Ai tha se marrëveshja e arritur me Shtetet e Bashkuara do të ndihmojë për të mbrojtur të drejtat e njeriut për imigrantët dhe do të ruajë të pacënuara marrëdhëniet miqës

Set featured image

ore me Shtetet e Bashkuara.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota