E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

OKB: Idlibi mund të përballet me katastrofën më të keqe në këtë shekull

Një zyrtar i lartë i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi të hënën se ofensiva në provincën Idlib të Sirisë mund të çojë në humbjet më të mëdha të jetëve në këtë shekull.

Raportohet se forcat qeveritare siriane po përgatiten për sulme nga toka dhe ajri për të rikthyer kontrollin e enklavës së fundit që mbajnë rebelët.

Nënsekretari për çështje humanitare i OKB-së, Mark Lowcock, i bëri komentet në Gjenevë, pak ditë pasi Irani dhe Rusia shprehën mbështetje për fushatën ushtarake në Idlib, pavarësisht thirrjeve të Turqisë për armëpushim.

Forcat qeveritare, të mbështetura nga Rusia dhe Irani, i kanë grumbulluar trupat për javë të tëra, në përgatitje të ofensivës.

Ato kanë lëshuar fletushka në zonë, duke iu bërë thirrje rebelëve të dorëzojnë armët, në të kundërtën kanë thënë se do të përballen me një “ofensivë dërrmuese”.

“Duhet të gjenden mënyra për të trajtuar këtë problem në mënyrë që ai të mos i shndërrojë muajt e ardhshëm në Idlib në katastrofën më të keqe humanitare, me humbjet më të mëdha të jetëve në shekullin 21”, u tha Lowcock gazetarëve në Gjenevë.

Më shumë se 3 milionë njerëz jetojnë në Idlib; pothuajse gjysma e tyre janë zhvendosur nga luftimet në vende të tjera në Siri.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota