E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ofendoi Lukashenkan, dënohet me 18 muaj burg aktivistja bjelloruse

Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar aktivisten e opozitës Ljudmila Ramanoviç me 18 muaj burg për një letër që ajo i dërgoi komitetit hetues në fillim të marsit duke protestuar për përfshirjen e Bjellorusisë në pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Gjykata e qarkut Maloryta në Bjellorusinë perëndimore e dënoi Ramanovich më 20 qershor pasi e shpalli atë fajtore për “fyerje” të liderit autoritar të vendit Alyaksandr Lukashenka pasi e quajte atë “uzurpator” në letrën e saj.

Lukashenka dhe qeveria e tij kanë qenë jashtëzakonisht të izoluar që kur ai pretendoi se kishte fituar një mandat të gjashtë presidencial në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në gusht të vitit 2020, duke shkaktuar protesta të paprecedentë që sollën edhe arrestime dhe përndjekje ndaj opozitës dhe aktivistëve në Bjellorusi.

I sanksionuar edhe nga Perëndimi, regjimi i Presidentit Lukashenka është përballur me reagime të brendshme dhe ndërkombëtare mbi lejimin e trupave ruse të cilat organizuan një pjesë të pushtimit të Ukrainës duke hyrë nga territori bjellorus.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota