Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të mërkurën se rritja e papritur e numrit të të prekurve me koronavirus në Itali, Iran dhe Korenë e Jugut janë “thellësisht shqetësuese”, por sipas tij situata është ende nën kontroll për të mos u shndërruar në pandemi.
Ndërkohë sipas zotit Tedros Adhanom Ghebreyesus infeksione të lidhura me Iranin janë konfirmuar në Bahren, Irak, Kuvajt dhe Oman, ndërsa raste të lidhura me Italinë janë gjetur në Algjeri, Austri, Kroaci, Gjermani, Spanjë dhe Zvicër. Por për herë të parë të martën, numri i rasteve të reja të raportuar zyrtarisht jashtë Kinës që përfshin 37 vende arriti në 427, duke tejkaluar numrin e rasteve të reja të raportuara nga Pekini, gjithsej 411.
“Nuk duhet të jemi tejet të etur për të shpallur pandeminë pa një analizë të kujdesshme e kthjellët të fakteve”, tha kreu i OBSH-së.



