E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

OBSH jep alarmin: 800.000 njerëz kryejnë vetëvrasje çdo vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), bëri të ditur se afro 800.000 njerëz kryejnë vetëvrasje çdo vit në të gjithë botën. Në raportin e publikuar të hënën, OBSH-ja tha se norma globale e vetëvrasjeve ka rënë në periudhën 2010-2016, por numri i vdekjeve ka mbetur i njëjtë, për shkak të popullsisë globale në rritje.

“Me gjithë përparimin, një person vdes çdo 40 sekonda nga vetëvrasja”, tha përmes një deklarate drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Vetëvrasjet janë të parandalueshme. U bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të përfshijnë strategji të parandalimit të vetëvrasjeve në programet kombëtare të shëndetit dhe arsimit”, shtoi ai

Në raportin e OBSH-së thuhet se metodat më të zakonshme të vetëvrasjes janë varja dhe vetëhelmimi. Vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes te të rinjtë e moshës 15-29 vjeç, pas lëndimeve në rrugë, thuhet në raport.

Në mesin e adoleshentëve të moshës 15-19 vjeç, vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjes te vajzat dhe shkaku i tretë kryesor i vdekjes te djemtë, sqaron raporti.

I njëjti raport bën të ditur se shumica e vetëvrasjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku jeton shumica e popullsisë globale, por normat janë më të larta në vendet më të pasura.

OBSH-ja publikoi raportin një ditë para 10 shtatorit, kur edhe shënohet Dita Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjeve. /Rel/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota