E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Numri i lindjeve në SHBA bie në nivelin më të ulët që prej vitit 1986

Numri i lindjeve në Shtetet e Bashkuara ka shënuar vitin e kaluar shifrën më të ulët në më shumë se tri dekada, kanë treguar statistikat qeveritare.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar më 15 maj se më 2018 janë realizuar, 3,788,235 lindje në këtë shtet, apo 2 për qind më pak se më 2017.

Ky ka qenë viti i katërt rradhazi që shifrat e lindjeve kanë rënë në pikën më të ulët që prej vitit 1986.

Kjo Qendër ka thënë se numri i lindjeve ka nisur të shënojë rënie 11 vjet më parë.

Është raportuar se edhe shkalla e fertilitetit ka rënë për 2 për qind, që i bie 1.7 lindje për një grua më 2018.

Ekspertët kanë thënë se numri i lindjeve duhet të arrijë në normën prej 2.1 për një grua, në mënyrë që popullësia të zëvëndësohet pa imigrim.

Eksperti për demografi nga Instituti Brookings, William Frey, ka thënë për agjencinë e lajmeve, AFP, se kjo ulje është rezultat i krizës ekonomike që ka nisur më 2008.

Megjithatë, shkalla e lindjeve në Shtetet e Bashkuara është më e lartë sesa në Japoni, Itali dhe Gjermani, derisa është më e ulët në krahasim me Francën.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota