E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Nju Jorku mbyll shkollat publike për shkak të COVID-it

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha të mërkurën se sistemi i shkollave publike të qytetit, më i madhi në Shtetet e Bashkuara do të mbyllet për mësimin në klasa duke filluar nga e enjtja, për të shmangur përhapjen në rritje të infeksioneve me COVID-19.

“Qyteti i Nju Jorkut ka arritur nivelin 3 për qind pozitivitet në mesataren javore. Fatkeqësisht, kjo do të thotë se ndërtesat e shkollave publike do të mbyllen, duke filluar nga nesër, më 19 nëntor, si masë e shtuar sigurie. Ne duhet të luftojmë me çdo kusht valën e dytë të COVID-19s”, tha kryetari i bashkisë në Twitter.

Qendrat amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve raportuan se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në SHBA arriti në 247.834 kundrejt 246,232 të një dite më parë.

Qendrat raportuan një numër të përgjithshëm infektimesh prej 11,300,635 kundrejt shifrës 11,136,253 një ditë më parë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota