Një vit pas paraqitjes së planit amerikan për Gazën, objektivat kryesore mbeten të parealizuara. Sipas Reuters, çarmatimi i Hamasit, tërheqja izraelite dhe rindërtimi kanë ngecur, ndërsa popullsia vazhdon të jetojë në kushte të rënda.
Faza e parë solli armëpushimin e 10 tetorit 2025 dhe lirimin e pengjeve e të burgosurve. Megjithatë, sulmet izraelite kanë vazhduar. Izraeli thotë se godet Hamasin për të penguar riarmatimin; grupi i mohon këto akuza. Forcat izraelite kontrollojnë rreth dy të tretat e territorit.
Pengesë kryesore mbetet rendi i zbatimit të marrëveshjes. Hamasi ka deklaruar gatishmëri për dorëzimin e armëve nën kontrollin e një administrate palestineze të mbështetur nga SHBA-ja. Izraeli kërkon çarmatim të plotë përpara tërheqjes.




