E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Një tarifë më pak për qiramarrësit në Austri

Që sot, më 1 korrik, në Austri hyn në fuqi ligji i ri që do t’u kursejë qiramarrësve një tarifë që zakonisht mund të arrijë në ekuivalentin e qirasë dy mujore.

Ndryshimi i madh i së shtunës për qiramarrësit ka të bëjë me pagesën e tarifave të ndërmjetësimit, të njohura edhe si “Provizion”, shkruan The Local.

Qeveria federale ka njoftuar një ndryshim në ligjin e qiramarrësve, duke futur parimin e blerësit, ose Bestellerprinzip, për qiratë e apartamenteve.

Sipas sistemit aktual, qiramarrësit janë përgjegjës për tarifa të ndryshme, duke përfshirë një depozitë sigurie dhe qiranë e muajit të parë kur ata vendosen në një apartament të ri.

Një nga këto tarifa është Provizioni, një tarifë e barabartë me qiranë dy mujore, të cilën qiramarrësit duhet ta paguajnë edhe nëse e gjejnë apartamentin online ose nëse pronari i pronës është ai që angazhon shërbimet e një firme patundshmërie.

Nga 1 korriku përgjegjësia për pagesën e tarifës së ndërmjetësimit do të jetë e palës që punëson agjencinë.

Ky ndryshim synon të sigurojë një sistem më të drejtë dhe më transparent për qiramarrësit, duke i çliruar ata nga barra financiare e pagesës së tarifës kur nuk përdorin shërbimet e një agjencie për dhënien me qira të apartamenteve.

Megjithatë, qiramarrësit nuk janë plotësisht të lehtësuar nga rritja e kostove. Duke filluar nga 1 korriku, Austria do të shohë një rritje prej 5.51% në kategoritë e qirave, duke ndikuar rreth 135,000 familje në mbarë vendin, shkruan The Local.

Ligji për qiranë urdhëron që nëse inflacioni kalon 5%, Ministri i Drejtësisë duhet të deklarojë rritje të qirasë. Ky rregullim zbatohet për të gjithë qiramarrësit që banojnë në ndërtesa të rregulluara nga Ligji i Qiramarrjes (MRG) dhe marrëveshjet e qirasë së të cilëve janë lidhur përpara datës 1 mars 1994.

Prandaj, efektet në përgjithësi janë të kufizuara në ato të qirave shumë të vjetra.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota