“Më erdhi një mik i madh për të më takuar sot”, shkroi në rrjetin shoqëror Tuitër, ish-presidenti amerikan George HB Bush.
Miku ishte ish-Presidenti tjetër amerikan, Bill Clinton.
“Për fat të mirë kisha një palë çorape të lara me fytyrën e Bill Clintonit për të nderuar ngjarjen e shënuar”, shtoi me humor Bushi i Vjetër.
Në fotografinë shoqëruese më lart, që krijoi humor në rrjet, Bill Clinton është përkulur duke ia përveshur palën e pantallonave që dalin në pah çorapet me fytyrën e tij.
Clinton, një demokrat nga Arkansasi, e mundi Presidentin republikan Bush në zgjedhjet presidenciale të vitet 1992. Mirëpo, të dy janë bërë shokë të ngushtë e bashkëpjesëmarrës në shumë veprimtari humanitare të përbashkëta në dy dekadat e fundit.
Miqësia mes tyre, është pjesë e një tradite të bukur amerikane që shumë vëzhgues shpresojnë që të mos humbasë.
“Tani është autor shumë i lexuar”, tha Bush me shpoti për ish-Presidentin Clinton që këtë verë ka botuar një roman të verdhë, në të cilin Presidenti i Shteteve të Bashkuara papritmas zhduket dhe askush nuk e di se ku ndodhet (Ruben Avxhiu-Illyria, New York SHBA)
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniOpinione
Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësoreAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh



