E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Një gabim në sistemin e sinjalizimit shkaktoi përplasjen e trenave në Indi

Një zyrtare indiane e hekurudhave deklaroi se një gabim në sistemin elektronik të sinjalistikës mendohet të ketë shkaktuar përplasjen e një treni pasagjerësh me një mallrash dhe daljen nga shinat të një treni të dytë pasagjerësh. Incidentet shkaktuan vdekjen e 275 personave dhe plagosjen e 900 të tjerëve.

Ngjarja ndodhi në shtetin Odisha dhe konsiderohet si një nga katastrofat hekurudhore me numrin më të madh të viktimave në vend ndër dekada, raporton VOA. Fillimisht autoritetet thanë se numri i viktima ishte mbi 300 vetë, por pas një rishikimi të saj, shifra rezultoi të ishte më e ulët.

Zyrtarja indirane Jaya Verma Sinha tha se do të bëhet një hetim i detajuar për të kuptuar nëse gabimi, ishte njerëzor apo teknik. Ajo tha se dy trenat me 2296 pasagjerë në bord po udhëtonin me shpejtësi normale.

Ngjarja ndodh në një kohë kur Kryeministri Narendra Modi është përqendruar në modernizimin e rrjetit hekurudhor të epokës koloniale britanike. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar sigurinë, në Indi ndodhin çdo vit disa qindra aksidente hekurudhore.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota