E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Nevojë për unitet me popullsinë indigjene, Australia ndryshon himnin

Australia ka ndryshuar një fjalë në himnin e saj kombëtar për të pasqyruar atë që kryeministri i vendit Morrison e quajti “fryma e unitetit” , në lidhje me popullsinë indigjene të vendit.

Kryeministri australian Scott Morrison njoftoi se rreshti i dytë i himnit, është ndryshuar nga “ne jemi të rinj dhe të lirë” në “ne jemi një dhe i lirë”.

Ky ndryshim hyri në fuqi këtë të premte, në ditën e parë të vitit 2021.

“Është koha për të siguruar që ky unitet i madh të pasqyrohet më shumë në himnin tonë kombëtar,” tha Morrison, duke shtuar se Australia ishte “kombi më i suksesshëm multikulturor në Tokë”.

Populli indigjen i Australisë quhet gjithashtu edhe Bushmen. Ekziston një teori sipas së cilës Bushmenët janë njerëzit më të vjetër në Tokë. Antropologët thonë se populli indigjen i Australisë është i ndarë në tre lloje të dallueshme, me më shumë se 500 gjuhë që fliteshin në kontinent në kohën e zbarkimit të evropianëve.

Profesionet kryesore të aborigjenëve australianëve ishin gjuetia, grumbullimi, ndërtimi. Për 2-3 vjet pas pushtimit të kontinentit nga europianët, më shumë se gjysma e të gjithë aborigjenëve australianë që ranë në kontakt me të huajt nga Europa vdiqën nga sëmundje dhe viruse të panjohura. Arsyeja është se njerëzve indigjenë të Australisë u mungonte imuniteti natyror.

Për një kohë të gjatë, qeveria Australiane ka hezituar t’u kërkojë falje aboigjenëve për padrejtësitë dhe politikat për të shkatërruar racën e tyre. Aborigjenët arritën të drejta të barabarta me banorët e tjerë të vendit vetëm në vitin 1967. Sidoqoftë, pasojat e kolonizimit ndihen ende.

Ministri Ken Wyatt tha në një deklaratë se ai ishte pyetur për ndryshimin në himn dhe  kishte dhënë mbështetjen e tij.

Wyatt është personi i parë Indigjen në Australi i zgjedhur në dhomën e ulët të Parlamentit federal, dhe tha se ndryshimi i një fjale në himn ishte “i vogël në natyrë, por i rëndësishëm në qëllim”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota