E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Netanjahu rikonfirmohet në krye të partisë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, fitoi bindshëm në zgjedhjet për kren e partisë “Likud”. Ai mori 72 për qind të votave duke mposhtur kështu kundërshtarin e tij Gideon Saar. Rezultati forcon pozitat zotit Netanjahu për zgjedhjet e treta të përgjithshme që mbahen në Izrael brenda një viti, të planifikuara për në fillim të muajit mars.

“Kjo është një fitore e madhe. Falenderoj anëtarët e “Likud-it” për besimin, mbështetjen dhe dashurinë”, tha kryeministri izraelit në një mesazh për përkrahësit, duke u zotuar se do ta udhëheqë partinë drejt një fitoreje të madhe në zgjedhjet e ardhme kombëtare dhe se do të vazhdojë ta udhëheqë Izraelin drejt arritjeve të reja.

Kundërshtari i tij, Gideon Saar, tha se do të vazhdojë të mbështesë “Likud-in” në fushatën e ardhshme zgjedhore. Pritshmëritë ishin që zoti Saar të merrte 30 për qind të votave.

“Gara ishte jetike për partinë “Likud” dhe karakterin demokratik të partisë”, tha zoti Saar i cili shtoi se vendimi i tij për të kandiduar i domosdoshëm.

“Kush nuk është i gatshëm të ecë në rrugën që beson, nuk do të fitojë kurrë”, tha ai.

Zoti Saar shihej si sfiduesi i parë serioz i kryeministrit izraelit në 10 vite.

Ditë më parë Benjamin Netanjahu u bë kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit. Rezultati i votimeve tregon se mbështetja ndaj tij nuk është zbehur edhe pas padisë së ngritur ndaj tij për tre raste korrupsioni.

Në fushatën e fundit zgjedhore zoti Netanjahu përdori stilin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, duke sulmuar median dhe sistemin e drejtësisë. Ai e cilësoi procesin hetimor ndaj tij, si qesharak, duke këmbëngulur në pafajësinë e tij.

Disa analistë në Izrael thonë se zoti Netanjahu ka si qëllim të fitojë zgjedhjet e përgjithshme në përpjekje që të sigurojë imunitet prej hetimeve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota