Abortet përzgjedhëse mbi bazë gjinore që janë mjaft të përhapura në pjesë të Evropës Juglindore dhe të Azisë Jugore dhe Lindore kanë çuar në ndryshime të thella në raportin e lindjeve djem-vajza.
Deri në vitin 2030 në botë pritet të lindin rreth 4.7 milion më pak vajza. Shkaku për këtë është rritja e aborteve mbi bazë gjinore që ka çuar në disbalancë mes lindjeve të djemve dhe të vajzave. Ky është rezultati i një studimi të botuar në British Medical Journal, në të cilin shqyrtohen efektet afatshkurtra dhe afatgjata të përzgjedhjes së gjinisë para lindjes. Një ekip ndërkombëtar studiuesish analizoi të dhëna nga më shumë se tre miliardë lindje dhe përllogariti disa skenarë të mundshëm.

Në shumë vende mbizotëron preferenca për pasardhës meshkuj




