Imazhet satelitore nga NASA treguan se tymi toksik që përfshiu Delhin po përhapet në më shumë zona përreth Indisë veriore, ndërsa ekspertët paralajmëruan për një “katastrofë” të ndotjes së ajrit në kryeqytetin e vendit.
Imazhet nga Nasa Worldview treguan një shtresë smogu që mbulonte fushat e Indisë veriore të hënën, ndërsa cilësia e ajrit në qytete të ndryshme rreth Delhit filloi të bjerë në nivele jo të shëndetshme. Qytetet si Kanpur, Lucknow, Agra dhe Mathura panë nivele të indeksit të cilësisë së ajrit (AQI) të rriten në 200 ose më lart. Një renditje e tillë është kategorizuar si “e dobët” në monitorimin kombëtar të cilësisë së ajrit të qeverisë indiane.
Ndërkohë, cilësia e ajrit në Delhi ka mbetur më e keqja në të gjithë Indinë veriore për të pestën ditë radhazi, në kategorinë e njohur si “e rëndë”. Ekspertët paralajmëruan se ndotja e rëndë e ajrit në kryeqytetin kombëtar “ishte një fatkeqësi si çdo ngjarje tjetër ekstreme ”.



