Për javë të tëra, Kryeministri i Britanisë Boris Johnson i rezistoi thirrjeve në rritje për të marrë vendim për një bllokim në nivel kombëtar për shkak të rritjes të pakontrolluar së rasteve me koronavirus. Ai kishte thënë se një mbyllje e vendit për herë të dytë këtë vit, do të ishte një “katastrofë”. Por udhëheqësi britanik u shfaq i gatshëm të shtunën për t’u bashkuar me homologët e tij në Francë, Gjermani e Belgjikë, me qëllimin për të mbyllur të gjithë vendin. Kufizimet e reja në nivel kombëtar mund të vendosen në Angli javën që vjen. Uellsi njoftoi javën e kaluar vendosjen e ndalim-qarkullimit. Udhëheqësit skocezë thanë se ditët e ardhshme do të jenë kritike për Skocinë për të shmangur një bllokim në veri të kufirit me Anglinë.
Një model i pandemisë sugjeron se një me qasje bllokuese rajonale, infeksionet ditore në Angli do të shkonin nga 12 në 13 mijë. Shifrat aktuale janë më shumë se 4 herë më të larta, me raste të konfirmuara ditore nga 43 në 74 mijë të infektuar.
Numri i vdekjeve brenda një dite si pasojë e COVID-19 po i afrohet të 200 rasteve, dyfishi i nivelit të parashikuar sipas skenarit më të keq. Të premten, eksperti i lartë i sëmundjeve infektive dhe këshilltari i qeverisë Jeremy Farrar shkruante në Twitter se për të vënë nën kontroll koronavirusin “duhet të veprojmë tani”.



