E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NATO: Terrorizmi mbetet kërcënim i vazhdueshëm

Në deklaratën finale të Samitit të NATO-s në Londër, bëhet e ditur se terrorizmi në të gjitha format dhe manifestimet e tij mbetet një kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë ne.

“Aleanca rikonfirmon angazhimin tonë solemn, ashtu si është parashikuar në nenin 5 të Traktatit të Uashingtonit se sulmi ndaj një aleati do të konsiderohet sulm kundër të gjithëve”, sipas dokumentit themelues të NATO-s.

Këto janë pjesë e deklaratës përfundimtare të Samitit të 70-vjetorit të NATO-s të kësaj jave të mbajtur në Londër.

Aleanca theksoi se ky samit u zhvilluan në nderim të 70-vjetorit të Aleancës më të fortë dhe më të suksesshme në histori dhe për të shënuar 30-vjetorin e rënies së Perdes së Hekurt.

Në deklaratë thuhet se NATO garanton sigurinë e territorit tonë dhe të një miliardë qytetarëve tanë, lirinë tonë dhe vlerat që ne ndajmë, përfshirë demokracinë, lirinë individuale, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Dokumenti po ashtu përmend debatin e vazhdueshëm mbi nxitjen e investimeve në mbrojtje, investimin në aftësi të reja dhe kontributin e më shumë forcave në misionet dhe operacionet e NATO-s.

Në këtë samit mori pjesë edhe Maqedonia e Veriut, që pret vetëm ratifikimin e Protokollit të anëtarësimit në Parlamentin e Spanjës për t’u bërë anëtarja e 30-të e plotfuqishme e Aleancës./ATSH/

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota