E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NATO: Rusia po e shkel marrëveshjen për armët nukleare

Të gjitha 29 anëtaret e NATO-s janë të bindura se Rusia po shkel marrëveshjen e armëve bërthamore me rreze të mesme veprimi, tha zëdhënësja e Aleancës Veri-atlantike, Oana Lungescu.

Duke marrë parasysh mungesën e ndonjë informacioni rreth raketës së re ruse, anëtarët e NATO-s besojnë se është e mundur të arrihet në përfundimin se Rusia shkel marrëveshjen, tha sot zëdhënësja e Aleancës, raporton AP.

Ajo nuk ka komentuar mbi deklaratat e presidentit të SHBA-së Donald Trump se SHBA do të tërhiqet nga marrëveshja, por tha vetëm se anëtarët “vazhdojnë konsultimet”.

Trump tha më herët se SHBA do të tërhiqet nga një marrëveshje për forcat bërthamore me rreze të mesme veprimit, pasi Rusia shkeli këtë marrëveshje, por nuk ofroi ndonjë shkelje.

Marrëveshja për shkatërrimin e raketave me rreze të shkurtra dhe të mesme veprimi e vitit 1987 ndalon prodhimin, testimin dhe vendosjen e raketave bërthamore dhe konvencionale që variojnë nga 500 në 5.500 km, dhe i referohet raketave balistike dhe kryqëzueset që lansohen nga toka

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota