Shtetet evropiane nuk janë në “pozitë” për të kritikuar Iranin, tha sot ministri i Jashtëm i këtij vendi, Mohammad Javad Zarif, pak para se të takohej me homologun e tij gjerman, Heiko Maas.
Kryediplomati gjerman pritet të qëndrojë në Iran gjatë ditës së hënë, për t’i bërë presion Iranit që të zbatojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, nga e cila është tërhequr Shtetet e Bashkuara.
“Europianët nuk janë në pozitë që ta kritikojnë Iranin”, tha Zarif.



