E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mijëra vetë marrin pjesë në protestën e të djathtëve kundër qeverisë spanjolle

MADRID – Mijëra vetë u mblodhën të shtunën në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë socialiste duke e akuzuar atë për shkelje të kushtetutës. Protesta u mbështet nga partitë e djathta.

Protestuesit u mblodhën në sheshin Plaza de Cibeles përpara godinës së bashkisë, duke valëvitur flamuj spanjollë dhe duke i bërë thirrje Kryeministrit Pedro Sanchez të japë dorëheqjen.

Mbi 100 grupe të ndryshme – përfshirë Partia Popullore e opozitës konservatore, ajo e qendrës së djathtë Ciudadanos dhe ajo e së djathtës së largët Vox – e organizuan tubimin nën slloganin “Për Spanjën, për demokracinë dhe kushtetutën”.

Folësit e sulmuan qeverinë për një seri politikash dhe vendimesh, që nga lirimi i aktivistëve për pavarësinë e Katalonjës dhe deri tek marrëveshjet me partitë rajonale separatiste. Sipas vlerësimit të qeverisë lokale, në tubim morën pjesë rreth 30 mijë vetë.

Protestuesit duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Sanchez (Madrid, 21 janar 2023)
Protestuesit duke kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Sanchez (Madrid, 21 janar 2023)

Udhëheqësi i partisë Vox, Santiago Abascal, i vetmi drejtues partie që mori pjesë, i tha turmës se qeveria “kishte shkelur kushtetutën duke i mbyllur brenda spanjollët”, një referencë kjo ndaj masave izoluese për COVID-in.

Rreth 200 kilometra më larg në qytetin veriperëndimor Valladolid, Kryeministri Sanchez tha gjatë një tubimi socialist se protestuesit në Madrid kishin dalë në mbrojtje të një Spanje “uniforme” dhe rrjedhimisht “diskriminuese”.

Në qershor 2021, qeveria e Kryeministrit Sanchez fali “në frymën e dialogut” nëntë udhëheqësit e burgosur të përpjekjes së dështuar për pavarësinë e Katalonjës në vitin 2017. Vendimi i saj më i fundit për ta ndryshuar klasifikimin nga vepra penale e rebelimit në një shkelje më të lehtë, u kundërshtua nga e djathta.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota