Fëmijët e lindur në Argjentinë marrin automatikisht nënshtetësinë argjentinase dhe ky konsiderohet si shkak për shtimin e turisteve shtatzëna.
Buenos Aires është kthyer në një destinacion të preferuar për gra shtatzënaruse. Vetëm të enjten e kaluar arritën aty me të njëjtin avion 33 gra shtatzëna ruse. Vitin e kaluar në Argjentinë kanë shkuar si turiste dhe kanë lindur atje fëmijët më shumë se 10,000 ruse.
Gazeta La Nación njoftoi se autoritetet argjentinase kanë nisur tani hetimet për të parë nëse pas turizmit të lindjeve është ndonjë rrjet kriminal.

Së fundi në Buenos Aires arriti një avion me 33 gra shtatzëna ruse
Gazetarët e BBC-së thanë se kanë zbuluar një faqe interneti në gjuhën ruse që ofron paketa të tilla turistike. Paketa përfshin ndër të tjera një kurs për spanjisht, pritje në aeroporti dhe ulje çmimi të pagesës për “spitalet më të mira në kryeqytetin argjentinas”. Çmimet fillojnë nga 5,000 dollarë, por mund të shkojnë deri në 15,000 dollarë e më shumë për një paketë “të klasi të parë”.




