E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Merkel: Procesi i bashkimit të gjermanëve ende nuk ka përfunduar

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se gati tre dekada pasi vendi u ribashkua, akoma ka punë për të bërë, për t’i bashkuar njerëzit e ish-Lindjes dhe Perëndimit.

Merkel foli në një ceremoni që shënoi 29 vjetorin e ribashkimit në qytetin verior të Kielit.

“Uniteti gjerman është një proces dhe një mision i vazhdueshëm”, tha Merkel.

Ajo tha se “ribashkimi zyrtar gjerman, është i plotë. Por, uniteti i gjermanëve, nuk ishte i plotë më 3 tetor 1990, dhe se vazhdon të jetë edhe sot një çështje e pakryer”.

Vetë Merkel është nga ish-Gjermania Lindore, por sondazhet e fundit tregojnë se shumë banorë atje e shohin veten si të pa përfaqësuar në politikën dhe bizneset gjermane, duke kontribuar në një ndjenjë të përgjithshme, që zërat e tyre shpesh nuk dëgjohen.

Muri i Berlinit, që shihet si simboli i Luftës së Ftohtë, nisi të ngrihej në vitin 1962 nga autoritetet e Gjermanisë Lindore për ta ndarë atë nga ajo perëndimore dhe për të ndaluar largimin drejt perëndimit.

Më 9 Nëntor të vitit 1989 njerëz nga të dyja anët e Murit u ngjitën mbi të, në një frymë festive, derisa Muri u rrëzua brenda disa javësh.

Zyrtarisht bashkimi i Gjermanisë u bë më 3 tetor 1990.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota