E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Merkel premton më shumë vaksina për gjermanët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të shtunën u zotua se vendi do të rrisë ritmin e një programi mbarëkombëtar të vaksinimit kundër koronavirusit.

“Ka qenë një fillim i ngadaltë”, ka thënë Merkel, transmeton agjencia DPA.

Sipas statistikave të fundit nga Instituti për sëmundjet infektive Robert Koch, afërsisht gjysmë milioni njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës, mesatarisht rreth 40,000 vaksinime të kryera në ditë në vendin me rreth 83 milionë banorë.

Qeveria është vënë nën presion për të rritur shpejtësinë dhe për të porositur më shumë vaksina nga Pfizer dhe BioNTech.

“Ne do të kemi vaksina të mjaftueshme për të gjithë në Gjermani”, tha Merkel, duke shtuar se brenda disa muajsh, autoritetet “do të jenë në gjendje të ofrojnë një vaksinim për këdo që e dëshiron atë”.

Të shtunën, Gjermania raportoi për 24.694 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1.891.581. Nga sëmundja COVID-19, kanë vdekur edhe 1.083 persona, dhe me këtë shifër, numri i përgjithshëm i viktimave u rrit në 39.878./DW

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota