Gjermania regjistroi 465 vdekje nga COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, tha Instituti për sëmundjet infektive, Robert Koch. Të dielën numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi, të regjistruara që nga fillimi i pandemisë, kaloi shifrën 40.000. Kancelarja, Angela Merkel, paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë edhe “më të vështira”.
Më shumë se 1.9 milion njerëz janë infektuar deri më tani në Gjermani. Vetëm të shtunën u raportuan gati 17.000 raste të reja. Në mesazhin e saj të përjavshëm, Merkel tha se “javët e ardhshme do të jenë faza më e vështirë e pandemisë”.
Gjermania e kaloi më mirë se shumë vende të tjera evropiane valën e parë të pandemisë në pranverë, por ajo është goditur rëndë nga vala e dytë.



