E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Merkel: Gjermania dhe SHBA-ja ndajnë bindjen e njëjtë për rëndësinë e NATO-s

Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë bindjen se NATO-ja është një aleancë e rëndësishme për politikën e sigurisë, tha të premten kancelarja gjermane, Angela Merkel kur u pyet për bashkëpunimin e ardhshëm me Shtetet e Bashkuara pas zgjedhjeve atje.

“Unë do të punoj me çdo president të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara”, u tha ajo gazetarëve në një konferencë për media në Berlin, duke shtuar se të dyja vendet janë udhëhequr nga vlera dhe interesa të ngjashme.

“Është e natyrshme që ka mendime të ndryshme, por ka edhe gjëra të përbashkëta. Sidomos kur bëhet fjalë për NATO-n; të dyja vendet besojmë se NATO është një aleancë e rëndësishme për politikën e sigurisë, në të cilën Gjermania merr pjesë”, tha Merkel.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të tërheqin një pjesë të trupave nga Gjermania, të cilat ishin vendosur aty që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Vendimi ka ardhur pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kritikuar vazhdimisht Gjermaninë për mospërmbushje të angazhimeve ndaj NATO-s, përkatësisht të pagesës prej 2% të bruto prodhimit vendor për aleancën ushtarake.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota