E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Merkel dënon vrasjen “e tmerrshme” të arkëtarit pas grindjeve për maskë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka quajtur të “tmerrshme” vrasjen e një arkëtari në një stacion karburantesh nga një konsumator i zemëruar, të cilit i është kërkuar të vendosë maskën teksa ka blerë birrë.

Vrasja e 20-vjeçarit, të shtunën, në qytezën Idar-Oberstein, besohet të jetë e para në Gjermani, e lidhur me rregullat e Qeverisë kundër koronavirusit.

“Qeveria gjermane dënon në instancat më të larta këtë vrasje të shënjestruar ”, ka thënë të mërkurën zëdhënësja e Merkelit, Ulrike Demmer para gazetarëve.

“Neve na vjen keq për vdekjen e këtij të riu, që është qëlluar për vdekje”.

I dyshuari i paidentifikuar, gjerman 49-vjeçar, është dorëzuar vetë të nesërmen në polici.

Ai është arrestuar dhe është rrëfyer për vrasjen.

Para zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen të dielën në Gjermani, ky rast ka shkaktuar tronditje, pasi janë duke u rritur shqetësimet se lëvizja kundër maskës mund të radikalizohet.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ka thënë se vrasja duhet se është “rast i izoluar” dhe se lëvizjet e kundërshtarëve ndaj masave për ta luftuar koronavirusin, janë më të vogla, ndërkohë që hiqen kufizimet.

Megjithatë, ai ka pranuar se “disa aktorë” të lëvizjeve duket se janë bërë më ekstremistë dhe potencialisht më të dhunshëm.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota