E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mediat: Rusia hakeron senatoren amerikane

Media amerikane njofton se piratët rusë të internetit kanë bërë një përpjekje pa sukses për të ndërhyrë në kompjuterat e senatores së shtetit Mizuri Claire McCaskill, një demokrate me më pak shanse në garat zgjedhore të këtij viti. Përpjekjet për piraterimin e kompjuterave të saj ndodhën rreth gushtit 2017.

McCaskill tha mbrëmë në një deklaratë se megjithëse ky sulm nuk ishte i suksesshëm, është skandaloz fakti që ata mendojnë se mund ta kalojnë këtë pa u ndëshkuar.

Senatorja tha: “Unë nuk do të frikësohem, e kam thënë më parë dhe do ta them përsëri, që Putini është një bandit dhe një tiran”.

Sipas portalit The Daily Beast, senatorja McCaskill është objektivi i parë i njohur i komplotit të Kremlinit për të ndërhyrë në zgjedhjet e mesmandatit që zhvillohen në nëntor, pas ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

McCaskill është kritike e ashpër e Rusisë dhe e Presidentit Trump, i cili herë pas here ka shprehur dyshime për ekzistencën e një ndërhyrjeje ruse dhe ka kritikuar hetimet e prokurorit të posaçëm Robert Mueller si një “gjueti shtrigash”.

The Daily Beast njofton se sulmi kibernetik kundër senatores ishte i ngjashëm me atë të ndërmarrë nga hakerat e grupit rus “Fancy Bear” për të hyrë në emailet e John Podestës, kreu i fushatës së ish-kandidates demokrate për presidente Hillary Clinton.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota