E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mbyllja e Qeverisë amerikane mund të shkaktojë rritje të papunësisë

Mbyllja e përkohshme e Qeverisë amerikane mund të shkurtojë rritjen e punësimit në 500,000 në janar dhe të rris në 4.0 përqindjen e papunësisë, nëse kjo cështje nuk zgjidhet deri të premten e ardhshme, paralajmërojnë njohësit e cështjeve të ekonomisë.

Rreth 800,000 punonjës qeveritarë në Shtetet e Bashkuara nuk janë paguar të premten pas mbylljës së përkohshme të Qeverisë që filloi më 22 dhjetor. Kjo pas kërkesës së presidentit Donald Trump ndaj Kongresit, për t’i dhënë buxhet prej 5.7 miliardë dollarësh që ndihmojnë në ndërtimin e murit me Meksikën.

Këtë muaj, periudha e pagesës për shumë punonjës federal përfshinë javën e dymmbëdhjetë që fillon nga 6 janari deri më 19 janar. Rreth 380,000 punonjës janë dërguar në shtëpi derisa të tjerët po punojnë pa pagesë.

Nëse Qeveria nuk hapet javën e ardhshme, punëtorët që përkohësisht janë dërguar në shtëpi konsiderohen të papunë, për shkak që nuk kanë pranuar pagën në përiudhën e pagesës këtë muaj.

Por, nëse Kongresi vendos të paguaj punëtorët në mënyrë retroaktive, si në rastin e mbylljes së Qeverisë në tetor të vitit 2013, ata do të konsiderohen të punësuar.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota