E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mbretëria e Bashkuar “do të jetë më e varfër” pas Brexit-it

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May

Mbretëria e Bashkuar do të jetë më e varfër ekonomikisht pas daljes nga Bashkimi Evropian, apo Brexit-it, tha Thesari britanik.

Sipas shifrave të tij, ekonomia britanike mund të dobësohet për 3.9% pas 15 vjetësh.

Kjo, nëse Britania del nga BE-ja në bazë të planit aktual të kryeministres britanike, Theresa May. Nëse nuk ka marrëveshje për Brexit, ekonomia mund të dobësohet për 9.3 përqind, paralajmëroi Thesari.

Britania duhet të dalë nga Bashkimi Evropian deri më 29 mars të vitit të ardhshëm.

Britanikët e kanë marrë vendimin për Brexit në një referendum në vitin 2016.

Me planin e kryeministres May, Britania do të mund të negociojë marrëveshje tregtare gjatë periudhës së tranzicionit, pas 29 marsit, porse nuk do të jetë në gjendje t’i zbatojë ato derisa të përfundojë periudha e tranzicionit prej 21 muajsh.

Parlamenti briatnik do të votojë për planin e kryeministres May më 11 dhjetor. May thotë se plani i saj, i cili është miratuar nga Bashkimi Evropian, është opsioni i vetëm, por ai kundërshtohet edhe nga ligjvënësit e partisë së saj.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota