E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mbretëria e Bashkuar ashpërson masat kundër pandemisë

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan më 27 nëntor për masat e reja, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, Omicron, derisa zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se “ka gjasa” që vaksinat ekzistuese të jenë më pak efektive ndaj këtij varianti.

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se të gjithë personat që hyjnë në shtet duhet të bëjnë test për koronavirus.

Ai po ashtu paralajmëroi se është koha që të përshpejtohet dhënia e dozave përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

“Ne do të kërkojmë nga të gjithë personat që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar që të bëjnë test PCR deri më së largu ditën e dytë të arritjes së tyre dhe të vetizolohen derisa nuk marrin rezultatin negativ”, tha ai në një konferencë për media.

Johnson po ashtu tha se edhe personat që kanë kontakte me të infektuarit, që dyshohet se janë infektuar me variantin Omicron, do të duhet të vetizolohen për dhjetë ditë. Po ashtu, ai tha se Qeveria do të ashpërsojë rregullat për mbajtjen e maskës dhe do të përshpejtojë programin e imunizimit me doza përforcuese.

Duke folur në konferencë së bashku me kryeministrin Johnson, shefi kryesor i shëndetësisë në Britani, Chris Whitty tha se ka gjasa të arsyeshme që varianti i identifikuar së fundmi në Afrikën e Jugut, do të jetë më i vështirë që të luftohet përmes vaksinave.

Më herët gjatë të shtunës, sekretari për Shëndetësi, Sajid Javid tha se dy raste të lidhura me variantin Omicron janë detektuar në Britani, pasi qytetarët kanë udhëtuar nga jugu i Afrikës./REL

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota