E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mbi 400,000 vdekje nga ndotja e ajrit në Europë më 2016

Ndotja e ajrit ka ndikuar në 412,000 vdekje të parakohshme në Evropë në vitin 2016, tha të mërkurën Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Prej tyre, 374,000 vdekje kanë ndodhur në vendet e Bashkimit Evropian.

Agjencia citoi të dhëna nga 41 vende të Evropës, përfshirë 28 anëtaret e BE-së.

“Transporti rrugor, termocentralet, industria dhe bujqësia ishin ndër burimet kryesore të ndotësve të ajrit”, tha agjencia me seli në Kopenhagë.

Sipas saj, dëmi më i madh vjen nga ndotja e grimcave të ajrit dhe dioksidi i azotit.

Standardet më të ashpra për emetimet kanë ndihmuar në uljen e niveleve të vdekjeve të parakohshme që nga viti 1990, por ka ende punë, theksoi agjencia.

“Po bëjmë përparim, por është koha të përshpejtojmë ndryshimet në sistemet tona të energjisë, ushqimit dhe lëvizshmërisë”, tha kreu i Agjencisë Evropiane të Mjedisit, Hans Bruyninckx.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota