E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mbahet në Kroaci raundi i balotazhit në zgjedhjet presidenciale

Vendvotimet janë hapur në Kroaci për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Rreth 3,8 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të zgjedhin sot ndërmjet presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe ish-kryeministrit Zoran Milanoviq.

Këto zgjedhje po shihen si test për partinë në pushtet, HDZ.

Presidentja aktuale, Grabar-Kitaroviq doli e dyta në raundin e parë të zgjedhjeve që u mbajtën më 22 dhjetor, ku 11 persona garuan për postin e presidentit.

Posti i presidentit në Kroaci është kryesisht post ceremonial, por ekspertët thonë se nëse Grabar-Kitaroviq nuk fiton zgjedhjet presidenciale, kjo do të mund të shkaktonte probleme për kryeministrin Andreqj Plenkoviq nga partia HDZ, gjatë zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Që prej pavarësisë së vendit më 1991, HDZ shumicën e kohës ka qeverisur me vendin.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota