E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Malala: Arsimimi i vajzave afgane duhet të jetë i pakompromis

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, thotë se në negociatat e paqes për Afganistanin “nuk duhet të ketë asnjë kompromis” për të drejtën e arsimimit të vajzave afgane.

Në një intervistë për Shërbimin e Pakistanit të Radios Evropa e Lirë, Yousafzai tha se populli i Afganistanit ka vuajtur për katër dekada në luftë dhe se “paqja është e çmuar” për afganët.

Malala, të cilës iu nda Çmimi Nobel për Paqen më 2014 për fushatën e saj në mbështetje të arsimimit të vajzave, theksoi se liritë e grave dhe të drejtat e njeriut nuk duhet të minohen në asnjë proces paqeje.

“Ne të gjithë shpresojmë që paqja të vijë në këtë botë në mënyrë që njerëzit të kenë jetën e tyre normale. Por, është shumë e nevojshme që qeveria afgane dhe talibanët të dëgjojnë zërat e shoqërisë civile dhe grave dhe nuk duhet të ketë kompromis mbi arsimin e vajzave dhe të drejtat e njeriut sepse paqja nuk mund të rikthehet pa të drejtat e njeriut”, tha Yousafzai, e cila ishte qëlluar në kokë nga një militant taliban derisa ajo ishte duke shkuar për në shkollë në vendlindjen e saj, në veriperëndim të Pakistanit.

Të drejtat e grave janë një nga çështjet më të vështira në bisedimet e paqes mes talibanëve dhe qeverisë afgane, të cilat po mbahen me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Negociatat kanë filluar më 12 shtator.

Gjatë administrimit të shkurtër në Afganistan, talibanët ndaluan gratë të shkonin në shkollë dhe të punonin jashtë shtëpive të tyre, ndërsa gjithashtu zbatuan brutalisht një kod të rreptë të veshjes.

Shumë aktivistë afganë kanë frikë se të drejtat e grave mund të jenë një viktimë e negociatave të paqes megjithë premtimet e fundit nga zyrtarët talibanë se ata do të respektojnë të drejtat e grave sipas ligjit Islam.

Që nga rrëzimi nga pushteti i talibanëve më 2001, miliona vajza afgane kanë shkuar në shkolla dhe gratë gëzojnë të drejtën për të punuar dhe për të marrë pjesë në politikë/REL

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota