E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Macron: Britania nuk mund të jetë edhe brenda, edhe jashtë BE-së

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paralajmëruar të premten se ndonëse Franca ka dëshiruar të mbajë lidhje të forta me Britaninë pas Brexitit, tani ky shtet nuk mund të presë që të trajtohet në të njëjtën mënyrë sikur në kohën që ishte pjesë e Bashkimit Evropian.

“Nuk mund të jetë brenda dhe jashtë”, ka thënë Macron, duke iu referuar Britanisë.

“Populli britanik ka vendosur të largohet nga Bashkimi Evropian. Nuk do të ketë obligimet e njëjta, andaj edhe nuk do të ketë të drejtat e njëjta”.

Macron ka thënë se ai do të mbrojë interesat e peshktatarëve, bujqve dhe punëtorëve francezë, në negociatat që do të zhvillohen në të ardhmen mes Britanisë dhe BE-së.

“Në këto negociata, të 27 vendet do të jemi të bashkuara”, ka thënë ai.Lideri francez njihet për një linjë të ashpër ndaj Brexitit, që nga fazat fillestare të këtij procesi.

Pas largimit të Britanisë nga BE-ja më 31 janar, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij.

Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota